Arrestimi i Milaim Zekës rrëzon qeverinë Haradinaj - Bota Sot
Arrestimi i Milaim Zekës rrëzon qeverinë Haradinaj

Politika

E enjte, 23 nëntor 2017

Arrestimi i Milaim Zekës rrëzon qeverinë Haradinaj

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 tetor 2017 Në ora: 18:57
Qeveria PANA-Lista serbe

“Arrestimi i deputetit Zeka paraqet një krizë të re institucionale për ekzekutivin, sepse tash edhe zyrtarisht qeveria është pakicë. Hiq deputetin Milaim Zeka, plus deklaratat e Zafir Berishës që nuk është më pjesë e shumicës, sepse ai u deklaruar botërisht se është pro rrëzimit të kësaj qeverie, tregon se Haradinaj nuk i ka më numrat e mjaftueshëm për të qeverisur vendin”, ka thënë për gazetën “Bota sot” analisti Jeton Kelmendi.

Arrestimi i deputetit të NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka rrezikon rënien e Qeverisë Haradinaj, pasi që ekzekutivi nuk e ka shumicën minimale të votave në Kuvend për të qeverisur me vendin.

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar deputetin Miliam Zeka si të dyshuar për veprën penale që ndërlidhet me “mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”. Kurse, të martën Gjykata i ka caktuar 1 muaj arrest shtëpiak për Milaim Zekën.

Përfaqësuesit e qeverisë nuk kanë një përgjigje konkrete në pyetjet me shkrim të gazetës “Bota sot” se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të ekzekutivit për të siguruar votën e një deputeti pas arrestimit të deputetit Zeka.

“Zyra e Kryeministrit nuk e komenton arrestimin e deputetit si pjesë e legjislativit. Në demokraci pushtetet janë të ndara”, është përgjigja e shkurtë e qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se qysh prej fillimit ekzekutivi ka qenë në rrezik për shkak të numrit të kufizuar të votave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test