Media gjermane: Investimet kineze në Athinë, Shkup, Beograd dhe Sarajevë, mund të rezultojnë me rritjen e ndikimit politik

Politika

Media gjermane: Investimet kineze në Athinë, Shkup, Beograd dhe Sarajevë, mund të rezultojnë me rritjen e ndikimit politik

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 tetor 2017 Në ora: 21:55
Ilustrim

Prej 2013 presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka filluar strategjinë e tij për investime globale. Ofensiva është emërtuar "Belt and Road" ose gjithashtu "rruga e re e mëndafshit" që ka për qëllim zgjerimin e ndikimit ekonomik dhe politik të Republikës Popullore nëpër botë, shkruan fillimisht media më me ndikim në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”. Kina është prezente nëpër porte, përmes bizneseve Hightech dhe transportit energjitik nëpër shumë vende. Mes tyre është edhe firma prodhuese e robotëve nga Augsburgu gjerman: Kuka.

Por ndikimi kinez veçanërisht është i vërejtshëm në Europën juglindore, përmes kreditëve dhe investimeve në infrastrukturë si Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë, përcjell botasot.info. Investimet arrijnë miliarda dollarë ndërsa raportet tregtare bilaterale janë forcuar mes Pekinit, Athinës, Beogradit dhe Sarajevës.

Për Kinën, Greqia është porta hyrëse në Europë dhe këta fjalë e ka thënë prej 2014 kryeministri Li Keqiang. Fjalët nuk mbetën pa vepra, pasi në gusht 2016 firma kineze Cosco bleu për 280 milion euro 51 përqind të aksioneve të Portit Pireu. Më pas bleu 24 përqind të akcioneve të rrjetit ADMIE dhe prej në fund të shtatorit ka dyherë në javë fluturime direkte mes Pekinit dhe Athinës.

Shtetet si Maqedonia, Serbia dhe Bosnja nuk kanë porte detare, andaj Kina te këto vende përqëndrohet në rregullimin e infrastrukturës, ndërtimit të urave dhe rinovimin e hekurudhave.

Për Ilustrim: Në Maqedoni ka një tangjetë të re lindje perëndimi mes Kërçovës dhe Ohrit si dhe nga Miladinovci drejt Shtipit. Kush viziton këto ditë Shkupin, vëren autobusë të kuq dykatësh. Por ata nuk vijnë nga Londra, por prej Pekinit.

Serbia krahas Rusisë dhe Turqisë, partner atraktiv ka edhe Kinën, që nga 2014 kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike partneriteti, largimin e vizave mes dy vendeve, ndërsa vitin e kaluar He Steel Group bleu për 46 milion euro uzinën serbe të shkrirjes së çelikut në Smederevë. Në 2017 përherë të parë në vendin serb janë hapur filialet e Bank of China.

Një rast i veçantë është Bosnja. Një vend i ndarë mes tre komuniteteve dhe i padëshiruar për investitorët e huaj perëndimorë, kjo nuk vlen për Kinën. China Development Bank në 2014 financoi me 350 milion euro termocentralin Stanarin në qytetin me shumicë serbe në Doboj.

Por çfarë roli ka krijimi i pozicioneve kineze për Komisionin Europian? Sa më shumë shtohen investimet kineze, aq më tepër shtohen pyetje se sa mund të ndikojë kjo te politika.  

Një shembull kemi Greqinë, që në qershor bllokoi në Gjenevë kërkesën e 28 shteteve anëtare të BE për shkeljen e të drejtave njerëzore në Kinë. Kjo theu tabunë, pasi përherë të parë BE nuk mund të gjente pozicion të përbashkët. Diplomatët grekë argumentuan, se Këshilli i të Drejtave të Njeriut në KB “nuk ka formuluar kritika konstruktive për Kinën”.

Kjo tregon se BE mund ta ketë të vështirë sjelljen e rezolutave ku preket Kina dhe përherë të parë Jean-Claude Juncker foli për nevojshmërinë e "investment screening", pra për monitorimin e investimeve nga jashtë. Në fakt ai nuk përmendi me emër Kinën, por për të gjithë ishte e qartë se për kë e kishte fjalën ai.

Athina, Beogradi dhe Sarajeva shohin një shansë për sjelljen e investitorëve nga Kina për projekte infrastrukturore, por kjo mund të sjellë pasoja. Për Kinën Europa Juglindore është një vend atraktiv për të filluar hap pas hapi iniciativën e saj "Belt and Road", por çështja që mbetet për të analizuar është sesa përmes investimeve ajo do shtrijë ndikimin e saj politik?/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat