Skandali i përgjimeve në Shqipëri, opozita nis betejën ndaj Ramës

Politika

Skandali i përgjimeve në Shqipëri, opozita nis betejën ndaj Ramës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 tetor 2017 Në ora: 16:11
Tryeza opozitare

Skandali i përgjimeve për bandën e Moisi Habilajt në Itali dhe implikimi në to i ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës shqiptare.

Opozita shqiptare është mbledhur sot në një tryezë të paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë më parë, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Në tryezë opozita ka shpallur sot krijimin e Frontit të Bashkuar Opozitar kundër krimit dhe kërkesat i kanë të qarta: largimin e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me Qeverinë, krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të çojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.

Ky front opozitar shpreh gjithashtu mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi, për të siguruar dekriminalizimin e politikes dhe ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet.

Duke komentuar takimin e opozitës dhe kërkesat e tyre, analistët politikë thonë se takimi i sotëm thellësisht ka çështjen e pazgjidhur, pra bashkimin e opozitës dhe është arritur suksesi.

Sipas tyre, opozita nuk është në atë gjendje të bëjë kërkesa siç është dorëheqja e Kryeministrit.

Analisti politik, Ilir Vata, ka pohuar se opozita ka arritur të bashkohet më në fund.

“Opozita arriti me në fund të gjejë një mundësi për t’u bashkuar, sepse gjendja e saj ka qenë e mjerueshme e paaftë për të përballuar mazhorancën me 74 deputetë, shtuar dhe numra të subjekteve të tyre. Pra, dita e sotme është një ogure për opozitën sepse u bashkua në një  front të përbashkët dhe në këtë  kuptim vetë demokracia vazhdoi rrjedhën normale, sepse ajo tashmë u bë  e plotë. Takimi i sotëm kishte në fokus  çështje e trafikut  të droges të grupit Habibaj, por thellë kishte dhe çështjen e saj të pazgjidhur bashkimin e opozitës dhe ky është suksesi” thekson Vata.

Sipas tij, kërkesa për largimin e Ramës është e parakohshme.

Vata thotë se opozita ka të drejtë të akuzojë dhe çështja e krimit, drogës dhe inkriminimit është kompleks për politikën shqiptare.

“Për sa i përket kerkeses se opozites për dorëheqjen e kryeministrit Rama është një kërkesë për të arritur e parakohshme madje nëse Rama largohet, opozita nuk është gati për të qeverisur.  Opozita nuk është ende në atë gjendje për të  bërë  kërkesa të tilla, do i duhet shumë  punë të rikompozohet të rrisë  demokracinë e brendshme, të kërkojë ndjesë  për keqqeverisjen dhe të bëjë gati opozitën të qeverisë. Në të vërtetë opozita është  në  të  drejtën e saj të akuzojë  dhe çështja e krimit, drogës dhe inkriminimit me të shkuarën diktatoriale është  një  kompleks i vërtetë  i politikës shqiptare, madje një  pengesë  në ecien përpara të Shqiperisë  dhe në  këtë fokus opozita është vendosur drejt, por është e paaftë të  bëjë  kërkesa për dorëheqjen e qeverisë. E para duhet të bëjë trasparencën me veten, apo politikanët e opozitës,  t’i nënshtrohen vettingut, pra të  rris besimin te qytetarët se opozita është e pakorruptuar e drejtë  dhe e aftë  të qeverisë. E dyta dhe më e rëndësishme është  se opozita  sapo firmosi paktin me gjysmën e qeverisë sot dhe e bënë akoma me pa të besueshme atë  në  kauzën për drejtësi. Dhe e fundit opozita ka një  mundësi  të  bashkohet bashkë  për të çuar para reformën në drejtësi dhe jo penguar atë sepse ende institucionet e reja nuk kanë marrë formë dhe duhet dialog politik për ta çuar procesin e drejtësisë përpara. Shumë mendojnë se opozita është e kapur me korrupsioni, madje si opozita e djeshme dhe e sotmja që janë bërë bashkë  janë akuzuar se penguese të reformës në drejtësi dhe bashkimi i tyre shikohet si një pakt përfundimtar për ta dështuar këtë  proces me të vetmin argument pengiin e reformës në drejtësi” nënvizon Vata.

Image
Ilir Vata

Sipas tij, qeveria aktuale ka filluar të qeverisë me mosbesim, frikë, madje tregohet shumë konfuze.

“Qeveria aktuale e ka nisur të qeverisë me fshehtësi, mosbesim, frikë, madje po tregohet shumë konfuze sepse politika e lidershipit aktual është e turbullt. Por,  një gjë është e qartë që kryeministri Rama kërkon drejtësi dhe nëse do t’i mbahet formatit klasik të se drejtës, politikanë të korruptuar edhe në qeveri, edhe në opozitë do shkojnë në burg, madje krerë të lartë  të shteti, ish dhe të përshtatshëm sot. Kjo kërkesë ngjan më shumë si presion sesa një kërkesë reale dhe e besueshme, një presion që  të  falen ca politikanë të korruptuar apo një mundësi për një pazar politik. Opozita sa e ka nisur betejën” deklaron Vata.

Dosja “Habilaj” është prej 416 faqesh përmban përgjime dhe të dhëna të hetimit të kryer nga Antimafia që prej vitit 2013, kur dhe kanë rënë në gjurmët e rrjetit të narkotrafikut që mendohet se drejtohej nga Moisi Habilaj. 39-vjeçari nga Vlora është përgjuar për rreth 4 vite bashkë me 11 të tjerë që dyshohet se janë pjesë e rrjetit, ndërsa nga përgjimet kanë dalë të dhëna që implikojnë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Janë të paktën tre episode, kur Habilaj përmend Tahirin i cili në dosjen e prokurorisë italiane përshkruhet si Saimir Bashkim Tahiri, politikan, deputet dhe ministër i Brendshëm në Shqipëri.

Skandali i përgjimeve për bandën e Moisi Habilajt në Itali dhe implikimi në to i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që përmendej me emër gjatë bisedës së trafikantëve të drogës, ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat