Partitë tregojnë pritjet e tyre nga zgjedhjet e 22 tetorit

Politika

Partitë tregojnë pritjet e tyre nga zgjedhjet e 22 tetorit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 tetor 2017 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Qyetarët e Kosovës të dielën do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti. Kësaj radhe ata do të zgjedhin kryetarët e Komunave të tyre.

Kanë mbetur dy ditë fushatë zgjedhore, ndërsa tani partitë politike tashmë kanë filluar të kenë besim më tepër në fitore për zgjedhjet e 22 tetorit.

Duke folur rreth fushatës së tyre dhe pritshmërive të tyre në këto zgjedhje, partitë politike në Kosovë kanë thënë për “Bota sot” se këto zgjedhje do të jenë jashtëzakonisht më të mira, në krahasim me vitet tjera.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë për “Bota sot” se fushata e tyre në përgjithësi ka qenë e mirë.

Hasani ka veçuar gjuhën e përdorur në këto zgjedhje, gjersa ka shtuar se PDK-ja është kujdesur që kandidatët e tyre për asamble komunale dhe kandidatët për kryetarë të komunave të jenë më mirë në planprogram.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat