Puna e Bekimit mbeti në gjysmë..

Politika

Puna e Bekimit mbeti në gjysmë..

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 18 tetor 2017 Në ora: 22:23
Bekim Kastrati, gazetari i gazetës kombëtare “Bota sot”, i vrarë bashkë me ish-truprojën e Presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajakun, në një pritë të organizuar në Skenderaj

Ditëve të fundit është diskutuar shumë çështja e lirisë së medies në Kosovë. Gazetarë të kërcënuar e të rrahur nga persona të caktuar të cilëve u pengon e vërteta, ose u cenohen interesat e ngushta klanore, tregojnë se sa vështirë është të bëhet gazetari e mirëfilltë. Karrierën e tij prej gazetari sapo e kishte nisur edhe gazetari i gazetës kombëtare “Bota sot”, Bekim Kastrati. Puna e Bekimit mbeti në gjysmë. Ai u vra bashkë me ish-truprojën e Presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajakun, në një pritë të organizuar në Skenderaj. Me këta në veturë ishte edhe ish Deputeti Gani Geci. Ata po shkonin të takoheshin me një ish Komandant të UÇK-së, derisa Bekimi do ta intervistonte të njëjtin..

Sipas deklarimeve, një prej arsyeve kryesore të vrasjes së Bekim Kastratit është se ai kishte shkruar disa artikuj në gazetën Bota sot dhe se Gani Geci kishte botuar librin “Lufta pa maska”.

Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin. Sylejmani është vrarë në vitin 2004 dhe me vrasjen e tij, organet e drejtësisë e kanë konsideruar rastin të mbyllur, derisa të mos ketë të dhëna të tjera.

Ky atentat vazhdon të jetë i pazbardhur tërësisht, pasi nuk dihet se kush ishin urdhërdhënësit. Sikurse edhe për shumë vrasje të tjera të pasluftës, drejtësia nuk po e thotë fjalën e saj. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat