Dënimi i Enver Hasanit, analisti: S’ka nevojë për eufori, drejtësia në krizë të thellë

Politika

Dënimi i Enver Hasanit, analisti: S’ka nevojë për eufori, drejtësia në krizë të thellë

Nga: Arbnore Zhushi Më: 18 tetor 2017 Në ora: 23:47
Enver Hasani

Ish-rektori Enver Hasani, është dënuar sot me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për Universitetin e Prishtinës.

Gjykata i shpalli fajtorë edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, Albert Rakipit e Hakif Veliut. Këta dy janë dënuar me nga gjashtë muaj burg, masë e cila u zëvendësohet me gjobë prej 10 mijë euro.

Gjithashtu, tre të akuzuarit detyrohen nga gjykata që t’ia kompensojnë UP-së dëmin prej 70 mijë euro “në mënyrë solidare”.

Analisti Leon Duhanaj, ka thënë se ky vendim i gjykatës, është për t’u përshëndetur, si një vendim i guximshëm. Mirëpo ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka theksuar se nuk ka vend për eufori, pasi sipas tij, sistemi i drejtësisë në vend, është në krizë të thellë.

Image
Leon Duhanaj

“Jo vetëm dënimi i Hasanit, por secili vendim i cili shkon në logjikën normale të ekzekutimit të lëndëve gjyqësore, pa marrë parasysh kush është apo janë të akuzuarit, është për t'u pershëndetur. Natyrishtë që nuk ka vend për ndonjë eufori, pasi që sistemi i drejtësisë në tërësi, është në krizë të thellë. Megjithatë, është pikërisht ky vendim i cili duhet të jetë edhe si motiv shtesë për vendime të guximshme”, ka thënë Duhanaj.

Sipas Duhanajt, Kosova, do të fillojë të stabilizohet vetëm atëherë kur institucionet e drejtësisë, do të jenë më të forta para ligjit e çdokush tjetër.

“Pikërisht fakti që Hasani për afër dy dekada, ka qenë figura kyqe e interpretimit të drejtësisë kosovare, qoftë në temat kushtetuese, kur kishte qenë edhe kryetar, apo edhe për vendime tjera. Kosova do të fillojë të stabilizohet vetëm atëherë kur Polici, prokurori, gjyqtari, janë me të fortë para forcës së ligjit se çdokush tjetër, qoftë figurë sado e rëndësishme. Të gjitha problemet për një shtet adresohën më lehtë nëse drejtësia funksion. Është vështirë të bësohet që pikërisht tani mund të ketë zgjidhje fatlume, por, është pikërisht edhe rast nga i cili mund të merrët si shëmbull i mirë. Ndoshta mund edhe të shikohet nga prizmi që Hasani tani më nuk ka ndonjë rol në skenën e Kosovës. Megjithatë, duhet besuar, që më në fund ka sinjale pozitive më të cilat duhet ndërtuar dhe inauguruar”, është shprehur Leon Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat