Dënimi me kusht i zyrtarëve publik për afera korruptive, inkurajon korrupsionin

Politika

Dënimi me kusht i zyrtarëve publik për afera korruptive, inkurajon korrupsionin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 19 tetor 2017 Në ora: 22:25
Enver Hasani

Dënimi me kusht i zyrtarëve publik dhe njerëzve të afërm me pushtetin të cilët akuzohen për afera korruptive dhe vepra të ndryshme penale është bërë një fenomen në Kosovë. Rasti i fundit me dënim me kusht për vepër penale erdhi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit i akuzuar për vepër penale gjatë kohës sa ai ishte rektor i Universitetit të Prishtinës.

Hasani u dënua me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për universitetin e Prishtinës.

Sipas aktakuzës së prokurorës Drita Hajdari, ISN siguroi një përfitim të kundërligjshëm financiar prej 70 mijë eurove gjatë përkthimit të librave, pas ndryshimit të kontratës që në vend të çmimit 12.65 euro për 1000 fjalë, ishte shënuar çmimi 12.65 euro për 1000 karaktere.

Por, dënimi më kusht ndaj Hasanit është vetëm një vazhdimësi e dënimeve të buta që organet e drejtësisë po i praktikojnë kryesisht ndaj njerëzve të politikës dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Gjykata themelore në Prishtinë pati dënuar me nga 10 muaj me kusht edhe ish-ministrat e Kulturës , Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri.

Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare për dëmtim dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzoheshin për dëmtim të buxhetit të Kosovës në vlerë prej 390 mijë euro për dy filma që nuk u realizuan kurrë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat