“Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli degraduesi i Kuvendit të Kosovës”

Politika

“Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli degraduesi i Kuvendit të Kosovës”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 20 tetor 2017 Në ora: 07:39
Kadri Veseli në fushatë të PDK-së

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të mos funksionoj sikurse edhe në periudhën e para formimit të institucioneve. Të gjithë deputetët duket të jenë ‘aktivë’ në këtë fushatë zgjedhore, ndërsa jo ngjashëm edhe në Kuvend. Edhe kryesia e Kuvendit nuk po jetë prezentë në Kuvend, ndërsa po arsyetohen se neglizhimi i Kuvendit po bëhet për shkak të zgjedhjeve lokale.

Këtë arsyetim e bëri nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se Kuvendi nuk po funksionon si shkak i zgjedhjeve të 22 tetorit. Si duket, kreu Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është edhe lider i PDK-së, ka “harruar” postin që mbanë, pasi ai thuajse për çdo ditë shihet në fushatën e partisë së tij, ndërsa Kuvendi po thuajse është pasivizuar tërësisht, ku ka kohë që nuk është mbajt asnjë seancë.

Image
Bajram Gecaj

Koalicioni ka mungesë të numrave

Por lidhur me mosfunksionimin e Kuvendit, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka një arsyetim tjetër për mos funksionimin e Kuvendit. Sipas tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përveç që nuk është i interesuar për Kuvend, ai dhe koalicioni i tij nuk i kanë numrat për seanca produktive.

“Kadri Veseli nuk është i interesuar as për Kuvend e as për vend. Nuk e mbledhin Kuvendin se nuk mund t’i sigurojnë numrat e nevojshëm për seanca produktive. Ky parlament dhe kjo qeveri nuk do të mund të shtyejnë asgjë dhe asnjë çështje. Përpos Kuvendit, Kadri Veseli dhe PDK kanë degraduar çdo gjë progresive në këtë vend”, është shprehur Gecaj.

Image
Shqipe Pantina

Fajtor Kadri Veseli

Ndërsa, deputetja nga Vetëvendosje, Shqipe Pantina thotë se Kuvendi as edhe në këtë legjislaturë, sikurse në të kaluarën nuk po e kryen funksionin e vet.

“Njëjtë si në legjislaturën e kaluar edhe në këtë legjislaturë Kuvendi nuk është duke kryer funksionin e vet si duhet. Seancat thirren shumë rrallë dhe kur thirrën kanë shumë pika në rend të ditës për të u shqyrtuar. Kjo bëhet për arsye që sa me pak të ketë hapësirë për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pytje parlamentare ku deputetët kërkojnë llogari nga qeveria”, thekson deputetja Pantina për “Bota sot”.

Sipas saj, fajin për mosfunksionin e Kuvendit e ka kryetari, do të thotë Kadri Veseli, për të cilin thotë se është një drejtues i keq.

“Fajin kryesor për këtë ngathtësi të Kuvendit e ka kryetari në kompetencën e të cilit është thirrja e mbledhjes së kryesisë dhe e seancave. Ne e kemi ditur se Veseli është një drejtues i keq prandaj kemi kërkuar që ai mos ta drejtoj me këtë institucion”, ka thënë Pantina.

Image
Skender Zogaj

Zgjedhjet lokale, një sprovë e madhe

Ndërkaq njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se zgjedhjet e sivjetme lokale e kanë marr rolin e sprovës së madhe për të gjitha partitë politike por edhe për qytetarët e Kosovës, për ta pa vetveten në pasqyrë dhe për ta kuptuar se ku janë e çka janë.

“Partitë politike me zgjedhjet lokale e shohin forcën e tyre, ndërsa qytetarët e testojnë vet?dijen shtetërore dhe ndërgjegjësimin e tyre për formën qeverisëse, që ndodhet në krizën e thellë. Në këtë situatë Institucionet më të larta të vendit iu kanë përkushtuar zgjedhjeve sepse e kanë hetuar rrezikun që u kanoset nëse partitë e tyre dështojnë, sepse dështimi në zgjedhjet lolale mund të jetë me shumë ndikim dhe rrezikim edhe të pushtetit qendror! Prandaj, është braktisur Kuvendi, por edhe institucionet e tjera janë shpërgulur në fushatë dhe po i promovojnë makinat e prodhimit të rrenave pa fund të premtimeve primitive dhe fascinuese edhe për logjikën aliene”, thotë Zogaj për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Degradimi i Kuvendit

Po ashtu edhe analisti Faton Mehmeti thotë se Kuvendi ka qenë i degraduar qysh kur në karrigen e kryeparlamentarit është ulur Kadri Veseli.

“Kuvendi i Kosovës ka qenë i degraduar që kur në krye të saj u ulë Kadri Veseli, njeriu i nëntokës, njeriu që nga hija u shfaq në njërën ndër pozitat më të lartë të shtetit. Tani në kohë fushate, Kadria dhe vartësitë e tij e kanë braktisur Kuvendin për të bërë fushatë për kandidatët e partisë së tij. Në fakt kjo është në rregull nëse do të bëhej pas orarit të punës, por jo që të stagnoj puna në Kuvend dhe krejt vëmendja dhe krejt vëmendja të përqendrohet tek fushata”, shprehet Mehmeti.

Ai thotë më tutje se mungesa e vënies së interesave të shtetit mbi ato partiake ka degraduar skenën politike në vend, si dhe ka thelluar ndasitë mes qytetarit dhe politikanëve.

“Jo vetëm Kuvendi por edhe Presidenti ka bërë propagandë për njerëz të PDK-së, që është ndaluarme ligj. Kadriu dhe Hashimi nuk janë liderë dhe kurrë nuk do të jenë, veç disa politkanë të mjerë që i ka rënë hise Kosovës t’i ketë prijës. Qytetarët dua ligje që iu përmirësojnë jetën, jo përralla të Kadriut nëpër fushata”, ka përfunduar Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat