Kërkesa e Haradinajt drejt SHBA-ve, për konsum politik

Politika

Kërkesa e Haradinajt drejt SHBA-ve, për konsum politik

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 tetor 2017 Në ora: 15:23
Ramush Haradinaj

Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun e Kosovës me Serbinë, kërkesë kjo e kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinajt është parë si një proces që tingëllon për konsum të brendshëm politik.

Për më tepër, lidhur me këtë çështje, analisti Nexhat Haziri ka thënë se në mënyrë indirekte ShBA-ja ka qenë e përfshirë në dialog, pasi që gjatë procesit ka përkrahur këto bisedime.

“Kujtoje se në një fare forme indirekte SHBA-te kanë qenë të përfshira në dialogun Kosovë Serbi, për faktin se fillimi i dialogut dhe e gjithë rrjedha e procesit dhe marrëveshjet që kanë dal në Bruksel si rezultat i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE-ja, janë përkrahur nga SHBA-të”, ka thënë ai.

Ndërsa, për këtë kërkesën e Haradinaj, Haziri ka thënë për “Bota sot” se tingëllon si konsum i brendshëm politik se sa një kërkesë reale e kryeministrit përfshirjen e SHBA-ve në formën e ndërmjetësuesit.

“Kërkesa e Haradinajt për përfshirjen direkte të SHBA-ve në këtë proces më shumë më tingëllon si diçka për konsum të brendshëm politik, se sa një kërkesë reale që arsyetohen nga ana e Haradinajt për përfshirjen e SHBA-ve në formën e ndërmjetësuesit apo të garantuesit të bisedimeve në dialogun Kosovë Serbi që ndërmjetësohet nga Brukseli”, ka deklaruar Haziri.

Në fund, ai ka shtuar se edhe BE-ja ka dal kundër kësaj kërkese dhe se e rëndësishme është përkrahja e SHBA-ve, ndërsa institucionet duhet të përgatisin një platformë për këtë proces.

“Lidhur me kërkesën e z, Haradinaj është shprehur edhe zyrtar të BE-së, të cilët kanë deklaruar se bisedimet në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë kanë përkrahjen edhe të SHBA-ve. Mbi këtë bazë unë mendoj se është e rëndësishme që SHBA-të i japin përkrahje këtyre bisedimeve dhe iu mbetët institucioneve të Kosovës që ti qasën me me seriozitet, më me një përgatitje të duhur dhe platformë të qartë ndaj këtij  procesi që është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat