Eksperti i sigurisë tregon pse Serbia mund të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë

Politika

Eksperti i sigurisë tregon pse Serbia mund të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë

Nga: Naile Ejupi Më: 21 tetor 2017 Në ora: 22:11
ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, përmes një kumtese ka treguar se Serbia shantazhon serbët e Kosovës që nuk duan ta votojnë Lista Sprpska.

KMDLNJ ka theksuar se e ka listën e kandidatëve (9 veta) të Partisë Liberale serbe të cilët janë kërcënuar se do të largohen nga puna apo se ndaj tyre do të merren masa tjera ndëshkuese nëse nuk largohen nga lista e Partisë Liberale Serbe.

Sipas KMDLNJ-së, disa nga ata që nuk i kanë përfillur kërkesat e Serbisë, janë larguar nga puna, janë pezulluar përkohësisht, u janë ndërruar vendet e punës.

Ditë më parë, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe.

Gjuriq për median serbe ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror.

Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë.

Kundër, ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ka dalë kryeministri i vendit, ndërsa sipas njohësit të sigurisë, kjo ndërhyrje është shkelje e sovranitetit të shtetit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Lulzim Dragidella, ka thënë për “Bota sot” se Serbia nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, prandaj ndërhynë në forma të ndryshme.

Sipas Dragidellës, ndërhyrja e Serbisë është shkelje e sovranitetit, prandaj kjo duhet të tematizohet dhe ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në këtë çështje.

Image

Lulzim Dragidella

“Sigurisht se ndërhyrja në zgjedhjet e një vendi sovran, e në këtë rast e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës është shkelje e sovranitetit të shtetit tonë. Por, ne jemi dëshmitarë që Serbia nuk e njeh sovranitetin e vendit tonë dhe kështu që ajo rregullisht ndërhyn në punët e brendshme të shtetit tonë në forma të ndryshme. Serbia vazhdimisht ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës biles këtë edhe me forma legale siç është Lista serbe. Nëpërmjet, Listës serbe, Serbia ndërhynë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e punës institucionale. Sigurisht që kryeministri këtë duhet ta tematizojë ta bëjë publike dhe ta thërret bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Serbinë për këtë çështje. Gjithsesi që bisedimet Kosovë- Serbi kanë sjellë edhe gjëra të mira, por ka akoma shumë gjëra që duhet të trajtohen, e që e prekin sovranitetin e Kosovës”, ka pohuar Dragidella.

dërhyrja e Serbisë, në zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të raportuara edhe më herët.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, në media kanë qarkulluar audio incizimet ku dëgjohen qartë kërcënimet dhe presionet e organeve të sigurisë të shtetit serb derisa ua bëjnë anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale të Sllobodan Petrovicit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat