Paralajmërimi: Gjykata Speciale do ta tronditë skenën politike

Politika

Paralajmërimi: Gjykata Speciale do ta tronditë skenën politike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 24 tetor 2017 Në ora: 23:47
Ilustrim

Pas zgjedhjeve të përgjithshme Kosova ishte në krizë deri në formimin e Qeverisë së re, për shkak që koalicioni PAN për disa muaj rresht nuk kishte arritur që t`i siguronte votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit dhe për postin e kryeministrit. Kurse, pas formimit Qeveria e Kosovës morri vendim që të hiqte dorë nga aplikimi në organizatat ndërkombëtare si INTERPOLI dhe UNESCO.

Politologu Krenar Shala ka thënë për “Bota sot” se Qeveria e Kosovës udhëheqtë nga dy parti, njëra që i ka sjell vendit dëme të pariparueshme, dhe nga Lista Serbe, të cilat nuk kanë interes për zhvillimin e vendit.

Image
Krenar Shala

“E para është që Qeveria e Kosovës është kryekëput nga një parti e cila ka sunduar Kosovën për 10 vjet dhe i ka bërë dëme të pariparueshme  dhe në anën tjetër është e varuar nga Lista Serpska. Lista Serpska dhe partia e cila ka sunduar Kosovën qe 10 vite nuk e ka për interes zhvillimin e Kosovës, sepse humbin, kjo është shumë e thjeshtë, askush nuk ka dëshirë me humbë, pra është qeverisje e cila do të sabotohet nga partia e cila ka sunduar Kosovën qe 10 vite edhe direkt nga Beogradi”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan zhvillimi. Ai ka thënë se kjo qeveri do të mundohet për ta ruajtur stabilitetin në vazhdën  e fillimit të punës së Gjykatës Speciale.

Sipas tij, edhe pse kjo Gjykatë do të jetë e pasuksesshme, ajo do të tronditë skenën politike në Kosovë.

 “Së dyti, është qeverisje që nuk ka plan, sepse ata nuk e kanë ditur që kanë më formuar Qeverinë, ata deri në atë ditë nuk e kanë ditë që kanë me formu Qeverinë. Më kujtohet Ramushi kur u votuar si kryeministër shkoi me marr letra tek tavolina dhe nuk e dike se ku e ka lanë letrën, sepse nuk ka shkruar asgjë, pasi që deri në sekondën e fundit nuk e ka ditur se a po bohet apo jo kryeministër. Pra, është Qeverisje pa kurrfarë plani, është qeverisje për me u mundu për me ruajtur stabilitetin në vazhdën e fillimit të veprimit të Gjykatës së veçantë, për të cilën mendoj që do të jetë shumë e pasuksesshme, megjithatë ajo ka me vepruar dhe ka me tronditë skenën politike në Kosovë, Edhe është Qeverisje e cila është e varur kryekëput nga Beogradi, sepse Kosova para një muaji pranoi që me tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol dhe në Unesco. Njëra nga arsyet që e kanë tërheq kërkesën është jo sepse nuk i ka siguruar votat, Kosova nuk mundët me i siguruar votat. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Britania e Madhe, Franca i sigurojnë votat për Kosovën, Kosova nuk mundet me siguruar votë sepse Kosova është vend I vogël, nuk ka kurrfarë diplomacie”, ka thënë ai.

Shala ka shtuar se Kosova është dorëzuar nga aplikimi për UNESCO dhe INTERPOL për shkak të kushteve të Listës Serbe.

“Arsyeja pse u dorëzua Kosova sepse është kusht i Listës serpska, rrjedhimisht Beogradit,  Beogradi i tha nëse donë me ta votu Qeverinë, kushti i parë përpos me votu Zajednicën, është ti me tërheq aplikimin në Unesco dhe në Interpol, paramendoni çfarë Qeverie. Qytetarët kanë me msu shumë çfarë fatkeqësi e madhe i ka ndodh prej pasluftës , sidomos prej shpalljes së pavarësisë e deri tash”, ka përfunduar Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat