Haziri: SHIK-u do të jetë pjesë e diskursit deri kur të zgjidhen vrasjet politike

Politika

Haziri: SHIK-u do të jetë pjesë e diskursit deri kur të zgjidhen vrasjet politike

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 19:00
Disa nga viktimat e vrasjeve politike

“Gjykata Speciale do të merret me krejt çështjet që lidhen me vrasjet politike dhe ato ndëretnike. Çështja e SHIK-ut do të kthehet edhe më fuqishëm, derisa të zbardhet gjithçka. Drejtësia vonon, por një ditë vjen patjetër”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se disktimt për SHIK-un dhe vrasjet e pasluftës do të jenë vazhdimisht pjesë e diskursit publik, derisa ato nuk zbardhen.

Në Info Magazine, ai ka komentuar përplasjen mes Kadri Veselit dhe Lumir Abdixhikut në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë të drejtë kolegut të tij nga partia, dhe kërkuar që të hetohet veprimtaria e SHIK-ut, si edhe procesit i përplimit të listave për veteranët e luftës.

“Qëndrimi i Lumirit në raport me veteranët është i vërtetë. Kemi 11-vjeçarë, 12-vjeçarë që janë në këto lista. Konstatimi i Lumirit është i vërtetë. Në prag të secilës palë zgjedhje ka pasur fryerje të listave të veteranëve. Nuk është dashur të lejohet që komandantët e zonave të përpilojnë lista si të duan ata. Ne kemi kërkuar që prokuroria ta hetojë këtë proces”.

“Gjykata Speciale do të merret me krejt çështjet që lidhen me vrasjet politike dhe ato ndëretnike. Çështja e SHIK-ut do të kthehet edhe më fuqishëm, derisa të zbardhet gjithçka. Drejtësia vonon, por një ditë vjen patjetër. Është mësuar publiku në Kosovë që LDK-ja të jetë e qetë, urë mbi të cilën kanë kaluar plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat