Kushti kryesor për Kosovën për liberalizimin e vizave

Politika

Kushti kryesor për Kosovën për liberalizimin e vizave

Nga: Albulenë Muji Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:04
Ilustrim

Vazhdimisht zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë ripërsëritur kushtet që Kosova duhet t`i përmbush për t`u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Politologu, Krenar Shala ka folur për “Bota sot” rreth kushteve të Bashkimit Evropiane të vendosura për Kosovën.

Ai ka thënë se kushti kryesor nuk është Demarkacioni me Malin e zi dhe sipas tij, kushti kryesor është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

“Mendoj që qeveria e re e ka të pamundur të plotësimit të njërët prej dy kushteve të vëna nga Komisoni Evropian, se këta nënstop po e përmendin kushtin e demarkacionit. Nuk është kryesori kushti i demarkacionit, kushti kryesor është sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizum dhe korrupsionit”, ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se sikur të ishte kushti kryesor demarkacioni do të ishte zgjidhur me kohë.

“Ai është kushti kryesorë, nuk është demarkacioni, sikur të ishte kushti kryesorë demarkacioni ky problem isht zgjidh moti , së pari BE-ja nuk e kisht bë këtë si kusht , këtë e ka bërë si kusht pasi që e ka kalkolu në filllim. Për shkakë të opozitës së bashkume në atëkohë, për shkak që ka me u dorëzu opozita, kjo ka qenë taktik e politikanëve në atë kohë”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat