Ushtari me kancer dhe ushtari Kryeministër

Politika

Ushtari me kancer dhe ushtari Kryeministër

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 26 tetor 2017 Në ora: 20:19
Logo e UÇK-së

Ramush Haradinaj, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Betimi ishte pjesëtar i UÇK-së (emri i Betimit është pseudonim, ngjarja  është e vërtetë). Betimi ishte vetëm ushtar i UÇK-së në zonën e Llapit. I plagosur rëndë në njërën nga betejat e luftës.

Por, 17 vjet pas luftës, Haradinaj dhe Betimi jetojnë në dy realitete krejt të ndryshme në Kosovë. I pari zgjidhet për herë të dytë kryeministër nga ana e Kuvendit të Kosovës. Kurse, i dyti pikërisht në këtë kohë diagnostifikohet me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Muaji shtator, pra u solli beteja të reja të dy ish-luftëtarëve. Betimi filloi luftën e tij për të mposhtur sëmundjen e kancerit që për çdo ditë po ia han mushkëritë. Ai prej muajit shtator përpos vizitave të shumta që kreu në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, deri më tani ai ka bërë dy vizita edhe në spitalet e dy shteteve të rajonit. Vizitën e parë që e ka bërë në spitalin ushtarak të Tiranës, atij i ka kushtuar më shumë se 300 euro. Një vizitë të tillë, Betimi e ka bërë edhe në spitalin “Acibadem Sistina” në Maqedoni.

Tashmë, Betimit i është thënë se mundësia e fundit për të provuar mposhtjen e sëmundjes së kancerit në mushkëri, mbetet një intervenim kirurgjik, i cili nuk mund të bëhet në Kosovë dhe Shqipëri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat