Abazi: Opozita e madhe, rrezik për qeverinë

Politika

Abazi: Opozita e madhe, rrezik për qeverinë

Nga: Gresa Bajraktari Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:12
Haki Abazi

Formimi i qeverisë nga koalicioni paszgjedhor nga koalicioni PAN dhe AKR u kundërshtua që nga fillimi nga opozita.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje si opozitë, vazhdojnë ta kundërshtojnë qeverinë aktuale dhe së fundmi LDK ka paralajmëruar se qeveria së shpejti do të rrëzohet.

LDK e cila doli partia e parë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka thënë se  pas zgjedhjeve të raundit të dytë që do të mbahet me 19 nëntor, kjo parti do të fillojë procedurat për rrëzimin e qeverisë.

E për këtë e gatshme për ta mbështetur mocionin e LDK-së, në qoftë se e sjellin në Kuvend, është shprehur e gatshme VV-ja.

Për gjithë këtë, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeveria është e brishtë dhe se një opozitë e madhe është gjithmonë rrezik për qeverinë dhe stabilitetin e saj.

“E vërteta është që qeveria është e brishtë por besoj që do të ketë hapësirë për negociata për të mbajtur stabilitetin politik dhe ekonomik dhe sigurisht që një opozitë e madhe gjithmonë është rrezik për qeverinë dhe stabilitetin e saj”, ka deklaruar Abazi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat