“Dështimi i shtetit me rastin Dehari, të zbardhet e vërteta se a ishte vrasje a vetëvrasje”

Politika

“Dështimi i shtetit me rastin Dehari, të zbardhet e vërteta se a ishte vrasje a vetëvrasje”

Nga: A.Zh Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:50
Astrit Dehari

Avokati i familjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, Tomë Gashi, i është drejtuar me anë të një dokumenti kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes së cilës i ka bërë kërkesë atij që të jap urdhrin për angazhimin e Institutit Zviceran që të zbardhë këtë rast.

Gashi ka njoftuar se familja e Deharit, beson se Haradinaj ka rol në këtë aspekt dhe se ai do të urdhërojë për hetime të pavarura dhe të kryejë ekspertizën lidhur me vdekjen e Deharit.

E analisti politik Faik Krasniqi, e quan dështim të shtetin moszbardhjen e këtij rasti.

Ai ka thënë se në Kosovë ka shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, duke theksuar se numri më i madh i tyre bëhet nga institucionet shtetërore.

“Në Kosovë ka shumë shkelje të të drejtave të njeriut, derisa numri më i madh i shkeljeve vjen pikërisht nga institucionet shtetërore. Në rastin Dehari, shteti ka dështuar për të vënë drejtësi në vend. Arsyet mund të jenë edhe politike, por drejtësia në vend ka dështuar në këtë rast, dhe konsideroj që avokati Tomë Gashi ka bërë mirë që ia ka dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj, për të dhënë urdhër që instituti zviceran ta zbardh rastin e Astrit Deharit. Ky rast duhet të zbardhet, dhe të dihet e vërteta rreth këtij rasti. Tek e fundit familja e të ndjerit duhet ta di të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre. Të zbardhet e vërteta: ishte ''vrasje'' apo ''vetëvrasje''”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat