Formimi i Ushtrisë nuk varet vetëm nga Lista serbe

Politika

Formimi i Ushtrisë nuk varet vetëm nga Lista serbe

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 30 tetor 2017 Në ora: 20:38
FSK

“Ne e kemi një president që e quan vetën president i Kosovës që është, mashtrues ordiner edhe që e ka bishtin e zënë me derë. Ai i ngritë disa çështje që i nevojiten dhe si të kalojnë faza zgjedhore ai i harron këto punë dhe merret me çështje tjera. Pra, ai merret me probleme personale që i ka. Po ashtu, çështjet shtetërore që i ka i personalizon”, tha deputeti Sami Kurteshi.

Partitë opozitare LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje votën e tyre do ta japin pro miratimit të Projektligjit për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nëse ai procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Por, ato thonë se problemi kryesor për këtë çështje mbetet tek subjekti politik, Lista Serbe, i cili udhëhiqet drejtpërdrejt nga Beogradi dhe që ka fuqi bllokuese sa i përket miratimit të ndryshimeve kushtetuese lidhur me këtë projektligj.

Nga ana tjetër, ditë më parë vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një deklaratë për media ka thënë se subjekti politik që kontrollohet nga ai, Lista Serbe do të largohet nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të pamundësoj formimin e ushtrisë së Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen pavarësisht asaj se çfarë mendon Vuçiq”, ka thënë Osmani.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat