Kambana e Vuçiqit për partitë politike në Kosovë

Politika

Kambana e Vuçiqit për partitë politike në Kosovë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 30 tetor 2017 Në ora: 20:43
Aleksandër Vuçiq

Partitë politike në Kosovë duhet ta marrin si një kambanë deklarimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka paralajmëruar se Lista Serbe mund të largohet nga Qeveria e Kosovës, nëse kjo e fundit e ri-procedon për miratim në Kuvend, Projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Por, a do të bashkohen partitë aktuale në mes veti pas përçarjeve të mëdha, këto dy vitet e fundit? Pra, a do të bashkohen këto parti politike që nuk e kanë asnjë minimum të besimit ndaj njëra tjetrës dhe që nuk arrijnë të gjejnë një konsensus minimal për çështjet themelore të demokracisë dhe të shtetit?

Kjo mund të bëhet, por duhet pasur parasysh disa faktorë. Gjëja e parë që duhet të bëhet që të arrihet të një bashkëpunim në mes së Vetëvendosjes dhe partive në pushtet, është përshpejtimi i hetimit të pavarur ndërkombëtar për t’i dhënë një epilog vdekjes së dyshimtë të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren. Për këtë vdekje, familja e Deharit dhe subjekti i tij politik kontestojnë ekspertizën ligjore të Prokurorisë, sipas të cilës, i ndjeri Dehari ka bërë vetëvrasje.

Gjëja e dytë që duhet bërë, është se institucionet e shtetit duhet t’i japin një përfundim edhe procesit gjyqësor ndaj aktivistëve të VV-së të cilët u akuzuan për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit, që tashmë ne seancën e fundit gjyqësore...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat