Thaçi gaboi, LDK kërkon platformë të re për bisedimet me Serbinë

Politika

Thaçi gaboi, LDK kërkon platformë të re për bisedimet me Serbinë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 31 tetor 2017 Në ora: 20:16
Foto arkiv, bisedimet në Bruksel

“Kuvendi duhet të aprovoje platformën e dialogut me Serbinë, me tema dhe afate kohore për dialog. Qeveria duhet të zhvilloje dialogun dhe duhet të raportojë në Kuvend vazhdimisht”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, Avdullah Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Mbledhja e parë e grupit punues për ofrimin e mbështetjes për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, i iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ngritur reagime tek partitë politike dhe opinion publik në Kosovë.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se e shohin si proces normal këtë dialog, nëse ai ka për qëllim një paqe afatgjatë në mes së Kosovës dhe Serbisë.

 “Parimisht,  Qeveria e Kosovës nuk përzihet në çështjet e brendshme të një shteti tjetër. Mirëpo nëse ky dialog është lansuar në funksion të paqes afatgjatë dhe njohjes së ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, atëherë Qeveria e Kosovës e sheh si proces normal”, kanë zyrtarët e qeverisë për Bota sot.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në dialog institucional e të përditshëm me qytetarët serbë të Kosovës ndërsa dialogun me Serbinë e sheh si interes të të dyja palëve”, thuhet më tej në përgjigjen me shkrim të zyrtarëve të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat