Analisti i njohur: Shumë vonë Ramush!

Politika

Analisti i njohur: Shumë vonë Ramush!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 3 nëntor 2017 Në ora: 21:58
Haradinaj

Të enjten 26 të akuzuarit të Grupit Kumanova u dënuan nga Gjykata e Shkupit nën akuzat për terrorizëm. Por, vetëm sot ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të nis një hetim ndërkombëtar do të zbardhte ngjarjen e plotë.

“Kemi përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Drejtësia duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, thuhet në reagimin e Haradinajt

Lidhur me këtë reagim të kryeministrit Haradinaj, analisti Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se është i vonuar dhe se Kosova nuk i ka dal në ndihmë të akuzuarave në rastin Lagjes së Trimave.

Image
Faton Mehmeti

“Kosova nuk ka bërë asgjë që t'i'u dal në ndihëm të fajësuarve nga Kosova në rastin " Kumanova". Kjo tregon më së miri mungesën e kujdesit të një shteti të brishtë, i kapur nga krimi dhe bandat. Reagimi i kryeministrit Haradinaj është i vonuar dhe sa  për " të larë gojën" pasi shqiptimit të dënimit është dhënë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tutje, ai ka thënë se  çdo shtet duhet të kujdesët për qytetarët, por këtë nuk e ka bërë Kosova dhe se Haradinaj ka dalë qesharak pas i ka reaguar pas është marr vendimi.

“Kosova duhej të ishte interesuar për qytetarët e saj, trajtimin që iu është bërë atyre si dhe rishikimin e akuzave. Çdo shtet në botë kujdeset për qytetarët e vet brenda dhe jashtë shtetit, Kosova asnjërën. Prandaj kemi rënë në këtë gjendje të mjeruar. Ramushi doli qesharak sot për rastin " Kumanova" pasi është kryer me ai proces”, ka përfunduar Haradinaj për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat