Hashimi nderon xhelatin

Politika

Hashimi nderon xhelatin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 nëntor 2017 Në ora: 19:46
Gramoz Ruçi dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u nderua  me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Do të ishte krejt normale të dekorohohet dikush që vërtet e meriton një gjë të tillë. Mirëpo, të dekorosh Gramoz Ruçin, duhet të jesh ose injorant ose të përqafosh ideologjinë e  tij.

Si duket edhe njëra edhe tjera janë pjesë përbërëse, tashme dihet se si Thaçi, ashtu edhe Ruçi  janë tifozë të së majtës ekstreme, marksiste-leniniste. Para se të flasim  për “ meritat “ e Ruçit ndaj Kosovës, të ndalemi pak tek të bëmat e tija. Ruçi ka qenë  Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për  krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar.

Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne këtë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve të regjimit komunist ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë.

Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve (varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat