Zyrtari i LDK-së: Specialja të merret me rastet e aktivistëve tonë të vrarë

Politika

Zyrtari i LDK-së: Specialja të merret me rastet e aktivistëve tonë të vrarë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 8 nëntor 2017 Në ora: 17:49
Gjykata Speciale

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, shprehet optimist se Gjykata Speciale do t’i trajtojë edhe vrasjet e aktivistëve të kësaj partie.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e din se cili do të jetë ndikimi i Speciales në skenën politike të Kosovës.

“Unë, por besoj se askush tjetër në Prishtinë, nuk e di se kush do të dërgohet në Gjykatën Speciale, dhe rrjedhimisht nuk mund të them se çfarë ndikimi mund të ketë në skenën politike. Megjithatë, unë vërtetë shpresoj dhe besoj se gjykata do të merret edhe me rastet e aktivistëve të vrarë të LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Speciale të hënën ka miratuar një direktivë, me të cilën ftohen avokatët që të paraqiten në Dhomat e Specializuara për “certifikim” nga ana administrative e kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat