Dialogu me Serbinë duhet të marr “vizën” e Kuvendit

Politika

Dialogu me Serbinë duhet të marr “vizën” e Kuvendit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 nëntor 2017 Në ora: 20:50
Kuvendi i Kosoves

Para se të fillojë faza më e re dialogut të Kosovës me Serbinë është kërkuar që pa konsultën e Kuvendit të Kosovës të mos fillojë ky proces. Më saktësisht është kërkuar që nga Kuvendi i Kosovës të nxjerrët një rezolutë për të qartësuar vijat e kuqe në këtë dialog.

Analisti Faik Krasniqi ka përmendur për “Bota sot” marrëveshjet të cilat janë arritur duke thënë se ato kanë qenë joefikase dhe jo transparente.

Image
Faik Krasniqi

“Nga përvoja e procesit të deritashëm është dëshmuar se negociatat me Serbinë ka qenë joefikase, se pushteti ekzekutiv dhe shumica prej atyre që kanë marrë pjesë në dakordimin e çështjeve politike, i kanë komplikuar ato marrëveshje dhe pastaj e kanë bllokuar zbatimin e tyre”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket nxjerrës së një rezolute, Krasniqi ka thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet kohë më parë. Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk është vonë që të nxjerrët një rezolutë para fazës së re të bisedimeve në mënyrë që të mos t arrihen marrëveshjet dëmshme për Kosovën.

“Nxjerrja e një rezolute të re nga Kuvendi i Kosovës është dashur të bëhet shumë kohë më parë. Por edhe tash nuk është vonë nxjerrja e një rezolute të re para nisjes së fazës së dialogut me Serbinë, në mënyrë që mos të nënshkruhet çdo gjë si në të kaluarën, marrëveshje që kanë qenë mjaft të dëmshme për Kosovën, jo të paktën pa marrë vizën edhe të Kuvendit për ato marrëveshje që do të nënshkruhen”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat