Opozita deklarohet e gatshme për ta rrëzuar Qeverinë

Politika

Opozita deklarohet e gatshme për ta rrëzuar Qeverinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 nëntor 2017 Në ora: 18:39
LDK -VV

Varshmëria e Qeverisë Haradinaj nga Lista Serbe rrezikon agjendën shtetërore dhe politikën me interes jetik për Kosovën. Kësisoj, subjektet politike opozitare në Kosovë janë zotuar se pas përfundimit të procesit të balotazhit për zgjedhjet lokale do të iniciojnë rrëzimin e qeverisë Haradinaj, nën arsyetimin se e njëjta nuk do të mund të marr vendime të mëdha.

Bajram Gecaj anëtar i LDK-së ka thënë se kjo është qeveria më e dobët që Kosova ka pasur ndonjëherë, si në aspektin e numrave ashtu edhe të kualitetit.

Sipas tij, Qeveria Haradinaj nuk do të mund të shtyjë asnjë çështje të rëndësisë së madhe (nacionale), por gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të shtyjë madje as çështjet të qeverisjes ditore.

“Qeveria Haradinaj është plotësisht të varur nga Beogradi dhe gjithashtu margjinën e 61 votave e bëjnë 24 parti pjesëmarrëse në këtë koalicion. Ne besojmë se viti i ardhshëm do ta gjejë Kosovën me një zgjedhje dhe qeveri të re, por koha e saktë se kur kjo mund të ndodhë do të varet nga shumë rrethana. Prandaj mendoj se do të ishte jo serioze nëse unë tani do të jepja një kohë të saktë”, ka thënë Gecaj.

Lajçi thotë se do ta shqyrtojnë mocionin e LDK-së  

Ali Lajçi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur rreth asaj se sa mund të jetë i realizueshëm synimi dhe zotimi i opozitës në Kosovë që pas zgjedhjeve lokale, të rrezojnë qeverinë e pakicës që sipas tyre varet nga Lista Serbe e që dirigjohet nga Beogradi, ka thënë se kjo Qeveri ka kushtëzime në të gjitha anët madje edhe nga Lista serbe nuk është verifikuar ndonjë çfarë kushtëzimesh ka apo çfarë marrëveshjes.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat