Prokuroria Speciale e Kosovës kohë më parë kishte nisur hetime me prova të mjaftueshme për të dyshuarit e rastit “Pronto2” ku të përfshirë kishin qenë Ish deputeti i PDK-së Adem Grabovci dhe disa zyrtareve tjerë të PDK-së si Ministri i Inovacionit dhe Ndermarresisë Besim Beqaj dhe ish kandidati për kryetar të Gilanit Zenun Pajaziti.
Mirëpo, që nga fillimi i hetimeve deri më tash, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë rast. Prokuroria nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dyshim se Adem Grabovci,, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës.
Hetimet
Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)