Ramushi në prehrin e Thaçit

Politika

Ramushi në prehrin e Thaçit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 nëntor 2017 Në ora: 20:42
Haradinaj dhe Thaçi

Hashim Thaçi nuk ka qenë asnjëherë lider unifikues gjatë dy dekadave të jetës së tij politike. Karriera e tij politike përshkruhet me akuza për udhëheqje të grupeve të akuzuara për  vrasje, kontrollim të narkotrafikut dhe eliminim të kundërshtarëve politike.

Nëse ka një gjë që Thaçi nuk e duron dot është të qenurit nën hije të dikujt, këtë e kishte përjetuar dikur. Thaçi për të gjallë të Ibrahim Rugovës kishte mbetur vazhdimisht nën hijen e tij. Në një kabllogram konfidencial të nënshkruar nga shefi i atëhershëm i zyrës amerikane, ambasadori John Menzies, thuhej se “Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa personalitetit të Rugovës si një figurë babai për shqiptarët e Kosovës”.

Thaçi, edhe nga të huajt përshkruhej si një politikan që më çdo kush e dëshiron pushtetin, arrita të marr pushtetin vetëm pas vdekjes se Ibrahim Rugovës. I mësuar për të djegur kundërshtarët e tij, Hashimi i’a bëri disa goditje Ramush Haradinajt, rivali të tij politik.

Goditjen e parë serioze Ramushi e mori me t'u kthyer nga Tribunali i Hagës, ku për herë të dytë u shpall i pafajshëm. Në një kohë kur PDK-ja udhëhiqte vendin në koalicion me AKR dhe disa parti tjera, në anën tjetër një LDK tepër e vakët dhe pa strategji politike, VV shihej si fraksion jo i pëlqyer nga të huajt, AAK shihej si oponenti kryesor i PDK-së. Ishin rrethanat e krijuar nga entuziazmi i kthimit të Ramushit, për më tepër që ai shihej model i mirë qeverisës, pasi kishte udhëhequr Qeverinë për 100 ditë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat