Avokati tregon pse Gjykata Speciale mori nën mbrojtje dëshmitarët

Politika

Avokati tregon pse Gjykata Speciale mori nën mbrojtje dëshmitarët

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 11 nëntor 2017 Në ora: 15:03
Gjykata Speciale

Avokati Adrian Gjoshi ka komentuar për “Bota sot” sigurinë e dëshmitarëve të cilët janë nën mbrojtjen e Gjykatës Speciale.

Gjoshi ka thënë për gazetën “Bota sot” se nga Gjykata Speciale duke parë ndjeshmërinë dhe rëndësinë e dëshmitarëve është krijuar një zyrë e posaçme për mbrojtjen e këtyre të fundit.

“Duke e parë ndjeshmërinë dhe rëndësinë e dëshmive të dëshmitarëve, në kuadër të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara është krijuar një zyrë e posaçme - Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve - e cila parasheh mbrojtjen e dëshmitarëve përfshirë sigurinë, mirëqenien fizike dhe psikologjike, dinjitetin dhe privatësinë e tyre, zhvillimin e procedurave me dyer të mbyllura, paraqitjen e provave me mjete elektronike ose mjete të tjera të veçanta, dhe mbrojtjen e identitetit të tyre”, ka deklaruar Gjoshi për “Bota sot”.

Sipas, tij kjo ka ardhur për shkak se janë kritikuar UNIMIK-u, EULEX-i dhe Haga të cilët nuk i kanë dhënë mbrojtje efektive dëshmitarëve.

A ka shtuar se mbetet të shihen në të ardhmen se a do të mund të mbrohen dëshmitarët.

“Duket se e gjithë kjo parashikueshmëri normative ka ardhur si rezultat i asaj se, UNIMIK-u, EULEX-i dhe Haga janë kritikuar ashpër se nuk i kishin ofruar mbrojtje efektive dëshmitarëve. Mbetet të shihet se sa do të mund të mbrohen dhe përkrahen në praktikë. Dëshmitarët janë alfa dhe omega e procedurës penale që do të zhvillohet nga Gjykata Speciale”, ka përfunduar Gjoshi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat