Flet avokati i deputetit: Rasti ndaj tij politik, Zeka kishte qëllim të godas...

Politika

Flet avokati i deputetit: Rasti ndaj tij politik, Zeka kishte qëllim të godas...

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Milaim Zekës, i janë ngrirë tri banesa, për shkak të dyshimeve të Prokurorisë për mashtrim me viza dhe shmangie të tatimit.

Deputetit të Nismës për Kosovën Milaim Zeka, i janë ngrirë tri banesa, për shkak të dyshimeve të Prokurorisë për mashtrim me viza dhe shmangie të tatimit.

Banesat që përfshijnë një çmim prej 150 mijë euro, do të qëndrojnë të ngrira mbi 21 ditë.

Por, avokati mbrojtës i deputetit Zeka, Gazmend Halilaj, ka paralajmëruar se brenda 2-3 ditësh, ata do të ankohen në Kolegjin Shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Image
Gazmend Halilaj

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, avokati Halilaj ka shprehur bindjen se ky vendim do të anulohet, pasi sipas tij, janë shkelur kushtet thelbësore nga ana faktike dhe nga ajo ligjore.

“Banesat janë sekuestruar pa kurrfarë baze ligjore, do të thotë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, po ne presim që brenda dy apo tre ditësh t’i hedhim kundërshtimet tona pranë Kolegjit Shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me bindjen e plotë që vendimi i prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, do të jetë juridikisht i paqëndrushëm dhe do të refuzohet. Do të vendoset pro Zekës, edhe nga çështja faktike, edhe nga çështja ligjore. Nga çështja faktike se pasuria e tij nuk rezulton me atë që pretendon prokurori, kurse në aspektin ligjor, nuk i plotëson kushtet ligjore në aspektin formal, e njëjta procedurë është ndërruar në shkelje thelbësore të kushteve normale”, është shprehur avokati i deputetit të Nismës.

Halilaj në prononcimin e tij ka hedhur dyshime se rasti i Milaim Zekës, mund të jetë i ndikuar edhe nga politika, për shkak se siç ka thënë ai deputeti ka synuar të godas krimin e profilit të lartë në Kosovë.

“Unë besoj që Milaim Zkea ka qenë deputeti i vetëm, i cili ka synuar dikret ta godas krimin e profilit të lartë dhe ka gjasa që një gjë e tillë të ketë edhe ndikime politike”, ka shtuar Gazmend Halilaj.

Kujtojmë se Zeka është arrestuar më 16 tetor si i dyshuar për mashtrim me viza dhe shmangie të tatimit dhe është duke mbajtur masën prej një muaji arrest shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat