Qeveria Haradinaj para rrëzimit, “shkas” Demarkacioni?

Politika

Qeveria Haradinaj para rrëzimit, “shkas” Demarkacioni?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 12 nëntor 2017 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë

“Demarkacioni është sigurisht arsyeja kryesore pse qeveria Haradinaj ka shumë mundësi të shtyhet në dorëheqje. Presidenti i Kosovës i kë kërkuar Haradinajt ta përmbyllë shpejt këtë proces. Ky është dhe një paralajmërim për kryeministrin. Por, në rast se marrëveshja për demarkacionin nuk do të kalojë deri nga shkurt-marsi i vitit ardhshëm në parlament,, duket se nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç rrëzimit të qeverisë dhe shkuarjes përsëri në zgjedhje të reja”, thekson profesori universitar, Enver Bytyçi.

Mosratifikimi në Kuvend i Demarkacionit me Malin e Zi, ishte njëra ndër arsyet, që sipas PDK-së, kishte ndikuar që ajo ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, mocion ky i nisur nga opozita.

Por, të njëjtin fat mund ta ketë edhe qeveria aktuale, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Tashmë, kryeministri të vetmen zgjidhje e sheh dërgimin e saj në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi Mali i Zi haptas ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të rinegociohet. Por, në qeverinë e Kosovës kanë filluar të japin deklarata të ndryshme sa i përket Demarkacionit.

Ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai i cili doli haptas me deklaratë kundërthënëse me Haradinajn. Pacolli deklaroi se marrëveshja me Malin e Zi, nuk do të rinegociohet dhe se kjo është një çështje e mbyllur.

Por, a mund ta ketë të njëjtin fat sikur Qeveria Mustafa edhe Qeveria Haradinaj, a ka gjasa që Demarkacioni ta rrëzojë Qeverinë?

Nga AAK nuk kanë pranuar që të flasin për këtë. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka sugjeruar që të kontaktojmë zëdhënësin e Qeverisë, Arbër Vllahiun apo Halil Matoshin, shef i zyrës për komunikim në Qeveri.

Këta të fundit thonë, se janë në pritje të gjetjeve të komisionit të ri për Demarkacion...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat