Kosova rrezikon të mbetet pa miq ndërkombëtarë

Politika

Kosova rrezikon të mbetet pa miq ndërkombëtarë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 12 nëntor 2017 Në ora: 19:39
Yout Brain Yee

“Deklarata e Hoyt Brian Yee është mesazh për klasën politike në Kosovë e Shqipëri për të ndryshuar kursin qeverisës, ndryshe SHBA do iu kthej shpinën. Rrjedhimisht kjo deklarate është edhe "lutje" për shqiptarët që mos t'i votojnë kriminelet”, tha për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

Deklarata e zëvendës ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili thotë se është e turpshme sesi udhëheqësit problematikë të Ballkanit priten ende nga kancelaritë evropiane apo në Uashington, po shihet si një mesazh dërguar qytetarëve të këtyre vendeve, për të pastruar shtetet e tyre nga qeverisja e kësaj klase politike të korruptuar dhe problematike.

Zyrtari i lartë amerikan, ka theksuar se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre pasi që sipas tij, kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime.

Analistët politik e mirëpresin këtë kërkesë dhe sipas tyre, kjo duhet të merret seriozisht nga qytetarët e Kosovës, për të mos votuar klasën aktuale politike.

“Deklarata e Hoyt Brian Yee, është mesazh për klasën politike në Kosovë e Shqipëri për të ndryshuar kursin qeverisës, ndryshe SHBA do iu kthej shpinën. Rrjedhimisht kjo deklarate është edhe "lutje" për shqiptarët që mos t'i votojnë kriminelet”, tha për “Bota sot” analisti Faton Mehmeti.

Sipas tij, më këtë klasë politike Kosova do të mbetet pa miq ndërkombëtar.

“SHBA ka demokraci të hapur dhe lejohet edhe autokritika si kjo e Yiot Brian Yee që administrata amerikane mos të iu shtrij dorën udhëheqësve problematike e të korruptuar. Me këtë klase politike do mbesim pa miq, pa të ardhme dhe të varfër”, tha ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat