Qeveria Haradinaj aspak shpresëdhënëse

Politika

Qeveria Haradinaj aspak shpresëdhënëse

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 nëntor 2017 Në ora: 15:34
Ramush Haradinaj

60 ditët e para të Qeverisë Haradinaj nuk është se kanë sjell një risi apo rezultat të dukshëm të punës përveç emërimit të lartë të zëvendësministrave e këshilltarëve në këtë qeveri.

Ani pse Qeveria përmend shumë suksese të saj në ketë fillim të punës pa dyshim se ende nuk ka asnjë rezultat që vërehet dukshëm e po ashtu deputetët ende thonë se nuk e kanë diskutuar fare programin e tij qeverisës që asnjëherë nuk është sjell në Kuvendin e Kosovës.

Image
Shqipe Pantina

Deputetja Shqipe Pantina nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë për “Bota sot” se  fillimi i punës se Qeverisë Haradinaj nuk është shpresëdhënëse ani pse sipas saj ende është kohë e shkurtë për ta vlerësuar.

“Ndonëse është kohë e shkurt për të vlerësuar punën e saj, megjithatë fillimi I punës së saj nuk është shpresëdhënës. Kryeministri Hardinaj përkundër premtimit nuk e ka diskutuar programin e tij qeverisës në Kuvend asnjë herë për të ju dhënë mundësinë deputetëve qoftë për të dhënë pëlqimin e tyre apo vërejtjet dhe komentet. Po ashtu përveç numrit të madh të ministrive e që nuk dihet saktësisht se si do e rrisin efikasitetin e punës së qeverisë dhe si do sigurojnë zhvillim ekonomik emërimi I një numri enorm të zëvendës ministrave vetëm sa e zvogëlon mundësinë për zhvillim ekonomik” ka thënë ai.

Sipas Pantinës, Haradinaj ende nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për problemet e mëdha të vendit si ai i demarkacionit apo luftimi i krimit e korrupsionit që janë dy kushtet kryesore që nuk janë përmbushur për liberalizim të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat