Haradinajt i vjen “goditja” e ashpër nga SHBA për Demarkacionin - Bota Sot
Haradinajt i vjen “goditja” e ashpër nga SHBA për Demarkacionin

Politika

E diel, 19 nëntor 2017

Haradinajt i vjen “goditja” e ashpër nga SHBA për Demarkacionin

Nga: B.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:29
Shpejtim Bulliqi ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bë Kosovë , përmes një komunikate për media ka reaguar ashpër ndaj raportimit të djeshëm të Komisionit të ri për Demarkacion, komision ky i krijuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndarë e  zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane.

Sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë, pohimet e këtij komisioni janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”,  thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHHBA-së, përcjellë “Bota sot”.

Sipas, ambasadës së SHBA-së, politikanët e Kosovës duhet që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake

“Tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test