Gjykata Speciale e bënë të panevojshme praninë e EULEX-it në Kosovë

Politika

Gjykata Speciale e bënë të panevojshme praninë e EULEX-it në Kosovë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 14 nëntor 2017 Në ora: 20:03
EULEX

“Tahiri duket se më shumë e bënë për konsum politik, sesa për diçka tjetër. Misioni sigurisht që duhet të përfundojë. Ajo për çfarë ne kemi nevojë është transformimi i sistemit të drejtësisë, por janë pikërisht misionet e dështuara që e kanë lënë kësisoj sistemin e drejtësisë, të kapur, e të deformuar, e me shumë probleme. Sistemi i drejtësisë, pra duhet të transformohet. Po ashtu vettingu është i rëndësishëm. Por, as Abelard Tahiri dhe as Kryeministri aktual këto s’mund t'i bëjnë, sepse çfarëdo që këta përpiqen të bëjnë, do ta bëjnë edhe më keq sesa që është”, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë ditë më patë se është koha që Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të përfundojë mandatin e tij.

Një gjë e tillë duhet të bëhet, pasi sipas tij, Kosova është e gatshme të funksionojë si shtet.

“Jemi duke biseduar për fazën transitore me EULEX-in, sepse ata janë të pranishëm në sistemin tonë të drejtësisë në forma të ndryshme. Unë mendoj që Kosova ka arritur të ndërtojë kapacitet mbi të cilat mund të funksionojë tutje. Çfarëdo ndihme që na vjen nga faktori ndërkombëtar është e mirëseardhur. Mirëpo, mendoj se është koha që të hyjmë në fazën transitore dhe ato kompetenca që EULEX-i i ka t’i transferojë tek institucionet e Kosovës”, ka deklaruar ministri Tahiri në emisionin “Puls”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat