“Dy muajt e kësaj qeverie më të dëmshëm se tre muajt që vendi i kaloi pa Qeveri”

Politika

“Dy muajt e kësaj qeverie më të dëmshëm se tre muajt që vendi i kaloi pa Qeveri”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 nëntor 2017 Në ora: 20:05
Mbledhje e Qeverisë

Janë bërë më shumë se 60 ditë prej kur ka nisur mandatin Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, derisa ende nuk mund të flitet për ndonjë sukses të madh apo vendimmarrje të kësaj qeverie.  Ajo nuk ka lënë ndonjë gjurmë në vendimmarrje, pos rekordeve që ka arritur në mbipopullimin e kabinetit qeveritar – pos kryeministrit, ka pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe mbi 50 zëvendësministra.

Analistët dhe partitë opozitare në Kuvend e shohin si jo të suksesshme punën 60 ditëshe të kësaj qeverie, por Qeveria Haradinaj në një përgjigjet drejtuar gazetës ka pasqyruar sukseset e mëdha, e sidomos në vendimmarrje.

Deputetja nga Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se ndonëse është kohë e shkurtër për të vlerësuar, megjithatë fillimi i punës së saj nuk është shpresëdhënës.

“Kryeministri Haradinaj përkundër premtimit të tij, nuk ka diskutuar programin e tij qeverisës në Kuvend asnjëherë për të ju dhënë mundësinë deputetëve, qoftë për të dhënë pëlqimin e tyre, apo vërejtjet dhe komentet. Po ashtu, përveç numrit të madh të ministrive, e që nuk dihet saktësisht se si do e rrisin efikasitetin e punës së qeverisë dhe si do të sigurojnë zhvillim ekonomik emërimi i një numri enormë të zëvendës ministrave vetëm sa e zvogëlon mundësinë për zhvillim ekonomik. Haradinaj ende nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për problemet e mëdha të vendit si ai i demarkacionit apo luftimi i krimit e korrupsionit që janë dy kushtet kryesore që nuk janë përmbushur për liberalizim të vizave” ka deklaruar Pantina.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat