Pushteti në karrige, populli nën të - Bota Sot
Pushteti në karrige, populli nën të

Politika

E enjte, 23 nëntor 2017

Pushteti në karrige, populli nën të

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 nëntor 2017 Në ora: 20:25
ilustrim

Rrethanat historike, prapambetja, fati i keq historik i imponuar nga fqinjët dhe më gjerë, nuk na e mundësojnë të realizojmë demokracinë liberale si në vendet e zhvilluara, këtë shpikje kaq të mrekullueshme e cila do tu jepte të gjithëve hapësirën e nevojshme për të jetuar, kuadrin ligjor të përshtatshëm për t‘i vënë fre krimit në mënyrë që të mos e vrasim njëri-tjetrin. Në Kosovë partia është mbi të gjitha. Teksa ulen në kulltuqet e shtrenjta parazitët që vendosin për fatin e një populli të tërë. Pushteti, partia tek ne kanë sinonim karrigën. Ndonëse për njerëzit e rëndomtë karrigia ka shërbyer si ndenjëse me katër këmbë për t’u çlodhur, pra si mjet çlodhës. Në sistemet monarkiste, mbretërit dhe princërit shijonin momente relaksimi në kolltuqet elegante dhe të rehatshme, ndonjëherë kur ishin nervoz kreshpëronin grushtet mbi bërrylësat e kolltukut.

Në ato kolltuqe, vendosej fati i popujve dhe njerëzve gjatë historisë se njerëzimit. Kryesisht mbi karrige uleshin njerëz të fuqishëm, njerëz në duart e të cilëve varej fati i popujve. Karrigia ka shërbyer si analogji e ngritjes së figurës së mbretit apo udhëheqësit, derisa nën karrige klithte populli i varfër, që vdiste për një kafshatë bukë. Ndonëse keqpërdorimi me deshje i karriges nga ana e udhëheqësve, ka sjellë shumë vuajte dhe luftëra.

Karrigia në Kosovë domosdo lidhet me pushtetin i cili ka si moto “pushteti në karrige, populli nën të”. Karriget e politikanëve tanë u ndërtuan aq të mëdha dhe të larta, sa asnjëherë nuk e panë popullin në sytë e të cilëve shpresa po venitet çdo ditë, mbase sikur të kishin karrige më të ulëta, do e shihnin popullin më afër dhe më mirë. Karrigia është ndërtuar për t’u çlodhur dhe për të punuar, në rastin konkret të qeverisjes, ajo duhet të shërben si mjet pune në shërbim të qytetarëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test