Cili ishte roli i shërbimit sekret të Kosovës para, përgjatë dhe pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë?

Politika

Cili ishte roli i shërbimit sekret të Kosovës para, përgjatë dhe pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 nëntor 2017 Në ora: 19:37
Luftimet në Kumanovë

“Nuk ka nevojë të pyetet pse ndodhi 8 dhe 9 maji, ngaqë ajo tashmë dihet, por ka nevojë të dihet zyrtarisht se kush e planifikoi dhe cili ishte roli i shërbimeve të sigurisë shqiptare në gjithë këtë kurth tepër të kushtueshëm. Për mendimin tim, përkrahja financiare në këtë kohë të dëshpërimit të thellë dhe mundësisë së ndonjë hakmarrje, është thjesht një ngushëllim dhe përpjekje për ta zbutur sadopak vuajtjen, pse jo edhe për ta fshehur pjesën tjetër tepër të rëndësishme të qeverisë, pra rolin e shërbimit sekret të Kosovës para, përgjatë dhe pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë” ka thënë Salihu.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 10 nëntorit, për të ndarë 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për familjet e shtetasve të Kosovës, të dënuar dhe të vrarë në Maqedoni në rastin e njohur si “Kumanova” është pritur me reagime dhe kundër reagime për shkak se po të njëjtit që janë dënuar në Maqedoni, në Kosovë kanë të kaluar kriminale.

Ndarja e mjeteve, u bë pak ditë pasi familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova  protestuan dhe kërkuan ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Reagimet e shumta erdhën, menjëherë, pasi në media u plasua lajmi se Shefqet Hallaqi, i njohur me nofkën “Sheki”, i cili  u dënua me 40 vjet burg si pjesëmarrës në luftimet e grupit të shqiptarëve dhe forcave të armatosura të Maqedonisë në Kumanovë, ka të kaluar kriminale në Kosovë dhe ka qenë i dënuar më burg.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat