Berisha flet për çështjen Surinami: Rëndësi iu jap njohjeve kualitative

Politika

Berisha flet për çështjen Surinami: Rëndësi iu jap njohjeve kualitative

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 16 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Anton Berisha, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për tërheqjen e Kosovës nga aplikimi në UNESCO dhe në Interpol. Ai ka thënë se tërheqja nga kërkesa për anëtarësim në këto organizata ndërkombëtare, ka ardhur si rekomandim nga miqtë ndërkombëtarë, si pasojë e numrit të nevojshëm. Berisha ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në Evropë, sikurse qytetarët e shteteve të rajonit.  Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të paralajmëruar nga dy partitë opozitare.

“Bota sot”: Sipas jush, a ka punuar mjaftueshëm ish-ministri Enver Hoxhaj, në kuptim të lobimit ndërkombëtar për njohje dhe anëtarësim në organizata botërore në përgjithësi? Ku dështoi z.Hoxhaj, meqë vendi gjatë këtij viti është njohur vetëm nga dy shtete (me Surinamin)?

Anton Berisha: Ashtu siç theksova më lart, pozita ime është një marrëveshje politike. Z. Haradinaj ka dhënë një instruksion që vendin dhe kohën e punës të mos e kalojmë duke komentuar periudhën e kaluar, por të angazhohemi plotësisht në mënyrë që gjendja të përmirësohet dhe të tregohen rezultate konkrete.

“Bota sot”: Çfarë ndodhi me njohjen e Surinamit? A është tërhequr përfundimisht ky shtet nga njohja e Kosovës?

Anton Berisha: Personalisht, mbaj mendimin tim prej kohësh, që çdo njohje është e mirëseardhur, por që unë rëndësi iu jap njohjeve kualitative respektivisht vendeve me peshë dhe që janë shembull i mirë. 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat