“Qeveria Haradinaj është e dënuar për dështim që nga starti”

Politika

“Qeveria Haradinaj është e dënuar për dështim që nga starti”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 16 nëntor 2017 Në ora: 19:42
Qeveria

Për njohësit e çështjeve politike, emërimet e një numri të madh të zëvendësministrave, dëshmojnë se subjekti politik që drejton qeverinë i ka shkelur parimet e saj, pasi sa ishte pjesë e opozitës jo pak herë ngriste zërin për numrin e madh të ministrive dhe anëtarëve të qeverisë në përgjithësi.

Një qeveri e tillë është e dënuar për dështim që nga starti 

Bajram Gecaj, anëtar i LDK-së duke folur rreth asaj se si komentohet fakti qe Qeveria Haradinaj arriti shifrën mbi 60 zëvendësministra ka thënë  për “Bota sot” se kjo qeveri e ka nisur, siç thotë populli "me këmbë të keqe".

“Qeveria përbëhet nga 24 parti politike, dhe si e tillë duhet të akomodojë individë nga të gjitha ato parti, madje-madje edhe jashtë tyre. Kjo, për shkak të pazareve të vështira me elemente korruptive të cilat u zhvilluan dhe u përfunduan para themelimit të qeverisë, e cila në realitet nuk i kishte numrat”, ka thënë Gecaj.

Sipas tij, kjo qeveri e kishte krahasuar qeverinë e kaluar me atë të Kinës, ndërsa vetë e ka bërë bashkë Kinë e Indi.

“ Mësimi duhet të jetë i qartë, sepse qeveritë e ardhme duhet të themelohen vetëm nëse vërtet sigurojnë numrat nga zgjedhjet, jo me veprime të sekserëve të cilët nxjerrin individë nga ndonjë parti apo koalicion për hir të themelimit të qeverisë, pasi që një qeveri e tillë është e dënuar për dështim që nga starti”, është shprehur Gecaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat