Avokati Tomë Gashi tregon pse u dënuan me 21 vite burg aktivistët e VV-së

Politika

Avokati Tomë Gashi tregon pse u dënuan me 21 vite burg aktivistët e VV-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 nëntor 2017 Në ora: 15:29
Avkoati i njohur Tomë Gashi

Aavkoati i njohur Tomë Gashi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se dënimi i aktivistëve të Vetëvendosjes nga ana e Gjykatës Themelore është bërë me qëllim për të fshehur vrasjen e Astrit Deharit në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Nuk ka pasur fare fakte për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniq, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Rasti ka të bëj me konotacion politik dhe është nxjerr si aktgjykim gjykues së paku për dy arsye: arsyeja kryesore ka qenë që të mbulohet vrasja e Astrit Deharit përmes kësaj lënde, me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe arsyeja tjetër politike është se ne pasnesër i kemi zgjedhjet për balotazh për kryetar të komunave që në kryeqytetin e Kosovës ku garon Shpend Ahmeti me Arban Abrashin”, tha Gashi për “Bota sot”.

Ai thotë se pafajësinë e këtyre aktivistëve e ka vërtetuar edhe organet e hetuesisë dhe ata të FBI-së.

“Pra, vetë koha e nxjerrjes së këtij mendimi është çështje politike, por duke pasur parasysh se si janë shtjelluar provat të cilat kanë vërtetuar pafajësinë e klientit tim, Frashër Krasniqi dhe të tjerëve dhe duke pasur parasysh se tash jemi në një situatë ku gjykata faktikisht nuk i ka besuar organeve të hetuesisë, organit të FBI-së që ka dëshmuar se aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë mundur të identifikohen në këtë sulm, dhe duke pasur parasysh se nuk ka pasur asnjë provë materiale, në ADN apo në provë të gishtave, e vetmja mundësi të themi për dënimin e tyre  ka qenë politike”, tha ai.

“Dënimet që janë shqiptuar janë dënime drakonike sa që absolutisht nuk ka pasur nevojë për t’i dënuar ata dhe i vetmi dënim i drejtë do të ishte lirimi i tyre nga aktakuza”, shtoi Gashi.

Gashi paralajmëroi se do t’i drejtohen për ankesë Gjykatës Supreme.

“Ne do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Supreme në momentin që do ta marrim aktgjykimin”, përfundoi Gashi.

Ndryshe, Gjykatës Themelore sot ka dënuar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.

Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.

Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat