Kosova të bojkotojë dialogun me Serbinë nëse bën pjesë edhe Lista serbe

Politika

Kosova të bojkotojë dialogun me Serbinë nëse bën pjesë edhe Lista serbe

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Takim i mëhershëm në Bruksel

Deklarata e deputetit Igor Simiq se Lista Serbe do të jetë pjesë e ekipit të Beogradit në dialogun që do të vazhdojë në Bruksel është përcjellë me reagime të ashpra nga ligjvënësit kosovarë, si dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend dhe partive opozitare e analisteve të ndryshëm.

Sipas këtyre të fundit, një deklaratë e tillë e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës është në kundërshtim të thellë me parimet e rregullimit shtetëror të vendit.

“Serbët janë të përfshirë në procesin e dialogut. Janë të përfshirë si pjesë e ekipit bisedues të Beogradit dhe kjo nuk paraqet asgjë të re. Ne kemi marrë pjesë në disa mbledhje, kur janë sjellë zgjidhje të caktuara për fusha të ndryshme. Kështu që serbët po marrin pjesë në atë dialog dhe për këtë nuk ka kurrfarë dileme”, ka deklaruar ditë më parë për media Simiq.

Reagimet e menjëhershme për këtë kanë ardhur nga partitë opozitare, derisa Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar për ketë. Gazeta ka dërguar pyetjet në emailin zyrtare të Qeverisë se Kosovës por ata nuk janë përgjigjur. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat