Shtatorja e Idriz Seferit më 27 nëntor në qendër të Gjilanit

Politika

Shtatorja e Idriz Seferit më 27 nëntor në qendër të Gjilanit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 nëntor 2017 Në ora: 17:25
Lutfi Haziri, prapa shihet fotoja e heroit Idriz Seferi

Shtatorja e Kreshnikut të Karadakut-Idriz Seferit, më datën 27 nëntor do të vendoset në qendër të qytetit të Gjilanit. Këshu ka njoftuar Lutfi Haziri kryetar i Komunës së Gjilanit.

Përmendorja "Partizani i plagosur" në qendër të Gjilanit është një shenjë koti, që duhet të hiqet pa asnjë dilemë, sepse është përmendore e një rrëgjimi që është krijuar për qëllime thellësisht antishqiptare. Kështu vlerësojnë historian të ndryshëm dhe njohësit e çështjeve politike.

Sipas tyre, shtatorja e Kreshnikut të Karadakut-Idriz Seferit duhet të vendoset patjetër në qendër të Gjilanit mu aty përballë shtatores së Agim Ramadanit i cili e theu kufirin shqiptaro-shqiptar në emblemën e UÇK-së më 1999 në Koshare.

Historiani Fehmi Rexhepi  ka thënë se kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri“ ka përkrahur pa rezervë dhe e përgëzon kryetarin e komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri, për vendimin që ka marrë për vendosjen e shtatores së Heroit të popullit – Idriz Seferit në qendër të Gjilanit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat