“Serbia, problemi kryesor i Kosovës”

Politika

“Serbia, problemi kryesor i Kosovës”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Selim Daku

Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se përdorimi i fusnotës për Kosovën paraqet problem.

Ai ka thënë se Serbia është problemi kryesor.

“Mos respektimi i marrëveshjes për përfaqësim regjional dhe bashkëpunim të arritur në shkurt të vitit 2012 dhe asaj për normalizim të raporteve në prillit të vitit 2013 në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Serbisë është problemi kryesor. Serbia po pengon në vazhdimësi përfshirjen dhe integrimin e Kosovës në nisma dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka sugjeruar që të kërkohet nga Bashkimi Evropian që sjellja e Serbisë në raport me integrimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare të jetë në favor të normalizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve e jo të pengojë Kosovën siç ka ndodhur deri sot.

“Në të njëjtën kohë Kosova, duhet të shtojë kërkesat e saj pranë nismave dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare, ku ka anëtarësim për heqje të fusnotës dhe përdorim të emrit të saj kushtetues dhe ndoshta kjo çështje nuk duhet të ngelet vetëm në nivel kërkese”, ka shtuar Daku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat