Teposhta elektorale e PDK-së

Politika

Teposhta elektorale e PDK-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 nëntor 2017 Në ora: 15:58
PDK

Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës  në zgjedhjet e fundit në vend ka bërë që kjo parti t’i humb shumicën e komunave ku ajo ka qeverisur për katër vitet e kaluara. PDK tashmë ka pësuar teposhtën e saj elektorale, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka siguruar qeverisje në tetë komuna, ndërsa është në pritjë të numërimit tyë votave me kusht në Prishtinë. E Vetëvendosja ka fituar dy komuna sipas të dhënave zyrtareve të KQZ-së, por në Prishtinë ende asgjë nuk ka përfunduar pasi që pritet numërimi i votave më kusht dhe atyre më postë. Kurse  AAK-ja ka arritur të merr disa komuna të Kosovës, gjithsej 7 komuna.

Image
Mentor Tahiri

Politologu Mentor Tahiri ka thënë për “Bota sot”, se zgjedhjet e fundit lokale, përkundër faktit se PDK pësoi teposhtën e saj elektorale, megjithatë flasin për një konsolidim të partive në pushtet.

“Bazuar në rezultatet preliminare, sa i përket komunave me shumicë shqiptare, tani ka 14 kryetarë komunash që vijnë nga partitë në pushtet në nivel qendror, si dhe 11 kryetarë komunash nga opozita. Rezultati i zgjedhjeve lokale ka edhe efektet e tij psikologjike sa i përket politikëbërjes në nivel qendror. VV ka arritur një sukses me vetë faktin se tani ka tre kryetarë komunash, përfshirë dy qytetet më të mëdha të Kosovës, por ka dështuar të faktorizohet në komuna tjera, në anën tjetër, LDK përkundër faktit se fitoi Vushtrrinë, megjithatë humbi komuna të rëndësishme si Ferizaj dhe Suhareka”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë konstalacion forcash në raportet pushtet-opozitë, madje pa përfshirë këtu Listën Serbe, vështirë të flitet për një fuqizim të opozitës.

“Dy partitë opozitare LDK dhe VV kanë ende nevojë të konsolidojnë radhët e tyre. Për të synuar një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, opozita gjithashtu e ka të nevojshme të harmonizojë qëndrimet e saj, të cilat duhet pranuar se goxha janë luhatur si pasojë e përplasjes së drejtpërdrejtë të partive opozitare në Prishtinë, Podujevë, Gjilan dhe Kamenicë”, ka përfunduar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat