Shahu “tallet” me mbledhjen e dy qeverive shqiptare

Politika

Shahu “tallet” me mbledhjen e dy qeverive shqiptare

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 nëntor 2017 Në ora: 17:46
Rexhep Shahu

Duke folur rreth asaj se a janë harmonizuar pikat e rendit të ditës për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri Kosovë, dhe se a pritet diçka konkrete nga ky takim, duke e marrë parasysh se një mbledhje e tillë do të mbahet pikërisht në një datë të rëndësishme siç është 28 Nëntori, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë për “Bota sot” se nga show i radhës mes dy qeverive, pritet gjithçka madje sipas tij kësaj radhe pritej të mashtrohet pak më shumë, dhe pak më mirë.

Sipas tij, nga mbledhja e radhës e dy qeverive pritet të mashtrohemi me shumë të gjithë pasi gjithçka në finale del që është gënjeshtër, një gënjeshtër e madhe dhe e pamëshirshme.

“Nuk merren vendime unifikuese sepse vetë qeveritë në radhë të parë nuk duan unifikime, pasi unifikimi i gjërave i ndihmon një bashkimi të mundshëm dhe bashkimin e mundshëm dihet se e pengojnë në radhë të parë qeveritë shqiptare. Por ndoshta pritet të ndotën edhe hapësirat televizive, dhe ekranet televizive, pasi të tillët nuk di se çfarë do të hanë më, qebapë apo kërnacka”, ka thënë me sarkazëm analisti politik Rexhep Shahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat