Tregon zyrtari i LDK-së, këto janë dy komunat ku presin fitore pas votave me kusht

Politika

Tregon zyrtari i LDK-së, këto janë dy komunat ku presin fitore pas votave me kusht

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 20 nëntor 2017 Në ora: 18:28
Arban Abrashi

Ende nuk ka rezultate përfundimtare në Prishtinë, derisa nuk janë numëruar votat me kusht. Meqenëse në kryeqytet po vazhdon të jetë një garë e ngushtë, ku Shpend Ahmeti më me pak se 300 vota po kryeson ndaj kundërkandidatit Arban Abrashi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka gjasa që votat me kusht të ndryshojnë rezultatin.

Kështu, Bajram Gecaj nga LDK-ja thotë se kjo parti ka dalë e para në zgjedhjet e lokale, ndërsa presin fitore edhe në Prishtinë dhe Dragash.

“LDK definitivisht ka dalë partia e parë, pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar edhe në Prishtinë dhe Dragash. Ne ende po shpresojmë t’i fitojmë edhe këto dy komuna”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

Ndryshe LDK-ja në këto zgjedhje lokale ka fituar në këto komuna: Gjilan, Istog, Podujevë, Vushtrri, Lipjan, Pejë, Viti,Fushë-Kosovë, Obiliq,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat