LDK po rikthehet fuqishëm, pas balotazhit ia mësynë rrëzimit të Qeverisë

Politika

LDK po rikthehet fuqishëm, pas balotazhit ia mësynë rrëzimit të Qeverisë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 20 nëntor 2017 Në ora: 21:17
Fushata e LDK-së

Nga balotazhi që u zhvillua më 19 Nëntor, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti përsëri të renditej e para duke fituar fuqishëm Podujevën, Istogun, Gjilanin dhe padiskutim përmbysja e madhe ndodhi në Vushtrri ku për 13 vite ka udhëhequr Partia Demokratike e Kosovës e tani primatin e ka LDK-ja me kryetar Xhaver Tahiri.

Më 22 tetor u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve komunale në Republikën e Kosovës, ku nga 38 komuna të mbajtura 19  shkuan në raundin e dytë te zgjedhjeve.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, fituese e padiskutueshme u shpall Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 komuna të fituara, Pejës, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Vitisë dhe shkoi në balotazh në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës, si në Prishtinë, Podujevë, Istog, Kamenice, Gjilan, Suharekë, Obiliq, Ferizaj dhe në Vushtrri.

Ajo u rendit e para si për nga numri i votave, ashtu edhe për nga numri i komunave të fituara pa balotazh.

Tashmë, populli e kishte bërë kthesën e madhe, atë të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve komunale, u mbajt raundi i dytë, aty ku Lidhja Demokratike e Kosovës garonte në shumë komuna me shpresë që do të merrte pushtetin komunal fuqishëm.

Nga balotazhi që u zhvillua më 19 Nëntor, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti përsëri të renditej e para duke i fituar fuqishëm Podujevën, Istogun, Gjilanin dhe pa diskutim përmbysja e madhe ndodhi në Vushtrri ku për 13 vite ka udhëhequr Partia Demokratike e Kosovës e tani primatin e ka LDK me kryetar Xhaver Tahiri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat