“Partia e Veselit në rënie të lirë, koalicionet anti PDK çrrënjosën frymën e mbrapshtë”

Politika

“Partia e Veselit në rënie të lirë, koalicionet anti PDK çrrënjosën frymën e mbrapshtë”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 20 nëntor 2017 Në ora: 21:22
Koalicioni anti PDK

“Unë mendoj se Kadri Veseli është i paditur për të udhëhequr partinë dhe ashtu e ka dëshmuar. Përndryshe, gjëja që duhej të bëhej me automatizëm do të ishte një dorëheqje e parevokueshme e tij prej PDK-së dhe shefave të saj në mënyrë që t’i hapet rrugë demokratizimit të kësaj partie politike dhe për ta kthyer atë në një parti civile”, tha për “Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi.

Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës, duhet të japë llogari për humbjen drastike të partisë në zgjedhjet e së dielës, thonë analistët politikë.

Rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e balotazhit në 19 komunat e Kosovës, nxorën PDK-në partinë e katërt në nivel vendi, pasi që ajo mezi arriti t’i fitojë pesë komuna.

Kurse, ka humbur komunat e mëdha që ishin bastione të saj, siç është, Prizreni që konsiderohej bastion i PDK-së, Vushtrria, Klina dhe Rahoveci. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, PDK pati fituar nëntë komuna.

Gjatë ditës, Veseli nëpërmjet një komenti në Facebook, ka folur më shumë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, se sa për humbjen e partisë së tij.

Kurse, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se për rënien e kësaj partie kanë ndikuar komplotet e partive tjera, të cilat janë bashkuar kundër PDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat