Lamtumirë PDK

Politika

Lamtumirë PDK

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 20 nëntor 2017 Në ora: 22:04
Fushata e PDK-së

Rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit treguan se lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka hipur sipër një biçiklete pa frena, dhe me këtë ka filluar të lëshohet nga një kodër e lartë që është vetëm çështje kohe për të arritur në fund të rrugës për t’u përplasur me kokë për muri.

Kjo për faktin se sipas rezultateve preliminare të KQZ-së,  PDK-ja në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale doli partia që ka humbur më së shumti vota krahasuar me numrin e përgjithshëm të votave dhe me komunat që ka udhëhequr më herët. Rënia e këtij subjekti politik në zgjedhjet e qershorit dhe humbja e komunave të mëdha, siç është: Prizreni, Klina, Vushtrria, Rahoveci dhe mos arritja e fitores së Mitrovicës Jugore, tregon për një konsistencë të PDK-së drejt humbjes që mund të ketë fatin e njëjtë të AKR-së.

Pra, ky subjekt politik tregoi se ka konsistencë në rënie të votave krahasuar me partitë e tjera.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat