Të pagjeturit dhe kompensimi i dëmeve të luftës duhet të jenë temë e dialogut me Serbinë

Politika

Të pagjeturit dhe kompensimi i dëmeve të luftës duhet të jenë temë e dialogut me Serbinë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 nëntor 2017 Në ora: 19:53
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Deri më sot asnjëra qeveri në Prishtinë nuk kërkoi kompensimin e dëmeve miliardësh që Serbia ua bëri shqiptarëve të Kosovës, duke ua djegur kështu shtëpitë e bizneset, duke i dëbuar nga vatrat e tyre, dhe duke i plaçkitur, vrarë e masakruar. Mirëpo, siç duket këtë fakt e kanë harruar pushtetarët tanë, të cilët vrapojnë në takimet e Brukselit më tepër të gëzuar për mëditjet që marrin dhe qejfet që bëjnë, sesa të përgjegjshëm për peshën e procesit dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të Kosovës.

Njohësit e çështjeve politike dhe përfaqësuesit e partive politike,  konsiderojnë  se pa e vënë drejtësinë në vend, nuk do të ketë kurrë qetësi dhe normalizim raportesh mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tyre, Bashkimi Evropian kurrë nuk bëri as edhe presionin më të vogël ndaj Serbisë, që marrëveshjet t'i zbatoj edhe në praktikë.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi, kas deklaruar për gazetën “Bota sot”, se Dialogu me Serbinë qysh në fillim ka nisur keq dhe në asnjë mënyrë ky dialog nuk duhet të vazhdojë.

“Siç po duket nga fillimi ky dialog po del që nuk ka qenë dialog Kosovë - Serbi, madje as dialogu mes Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës, por ka qenë dialogu i Thaçit me Serbinë. E them këtë, pasi dialogu është formatizuar varësisht nga  pozicionet që ka mbajtur Hashim Thaçi. Kur Thaçi ka qenë kryeministër dialogu ka qenë në nivel të kryeministrave....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat