Juristi: Në këto komuna duhet të ketë rinumërim të votave

Politika

Juristi: Në këto komuna duhet të ketë rinumërim të votave

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

Zgjedhjet lokale të së dielës, edhe pas balotazhit në disa komuna nuk kanë dhënë fitues, pa numërimin e të gjithë votave, duke mos përfshirë këtu votat me kusht dhe votat e diasporës.

Përkundër që dallojnë për disa vota më shumë se kundërkandidati, përsëri kërkohet rinumërimi i votave

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes konferencave të ndryshme kanë kërkuar që të bëhet rinumërimi i votave.

LDK-ja ka kërkuar që të ketë rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prishtinës, ku doli fitues kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Ndërsa, PDK-ja ka kërkuar që të ketë rinumërim dhe rivotim nëpër qendrat ku janë gjetur parregullsitë në Komunën e Prizrenit dhe të Rahovecit.

Duke folur rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja në disa komuna, njohësi i së drejtës Blerim Burjani,  ka thënë për “Bota sot” se KQZ-ja mund të shpallë procesin zero në një komunë dhe ta dërgojë komunën në zgjedhje të reja.

Image
Blerim Burjani

Mundësi tjetër sipas Burjanit, është që KQZ-ja të nxjerrë vendim për rinumërim.

“KQZ bazuar në të dhënat që nxjerren nga dita e zgjedhjes, mund të shpallë procesin nul apo zero në një komunë,  pra tërë komunën e çon në zgjedhje. Në rastin e dytë, KQZ pjesërisht mund të anulojë zgjedhjet në disa vendvotime, dhe rasti kur KQZ nxjerrë vendim për rinumërim për disa vendvotime apo për të gjitha vendvotimeve në një komunë. Pra, është çështje e vendimit të KQZ, nëse procesi i votimit është dëmtuar shumë mbi 50%, atëherë shkohet në zgjedhje të reja, pra janë këto situata ligjore dhe autorizme kushtetuese dhe ligjore që i janë dhënë KQZ”, ka pohuar Burjani.

Sipas Burjanit, në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë duhet të ketë rinumërim të votive.

“Sa i përket rasteve si i Prishtinës, unë kam potencuar se diçka s’ka shkuar mbarë dhe mendoj se është dashur të rinumërohen disa vendvotime në disa qendra votimi, kuptohet kjo është çështje e KQZ-së, verifikimi i komunës  së Prishtinës duhet të ndodhë, pastaj e Prizrenit pjesërisht në disa qendra votimi, dhe në Gjakovë, ku thuhet ka pasur probleme edhe pse i kanë mohuar, pra ka gjëra dhe probleme që duhet të verifikohen”, ka theksuar Burjani. 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat